Isa Mustafa i quan fashistë aktivistët e Vetëvendosjes

Autori:Gazeta Fjala

Kryeministri Isa Mustafa, ka reaguar ashpër sot në mëngjes ndaj aksionit të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët dje ishin nisur drejtë shtëpisë së tij në Prapashticë.
Kryeministri përmes një postimi në Facebook, i ka quajtur fashistë, kriminelë dhe kmerë të kuq me yll në ballë aktivistët e Vetëvendosjes, për të cilët ka thënë se ja kanë traumatizuar nipërit dhe mbesat e tij.

“Dje krerët e Vetëvendosjes me militantët e tyre atakuan, rrezikuan dhe shqetësuan familjen time të ngushtë dhe të gjërë në shtëpitë dhe pronat e tyre në Prapashticë. E penguan lirinë dhe privatësinë e tyre, frikësuan dhe traumatizuan mbesat dhe nipërit e mi, fëmijë të vegjël. Ata, të moshes dy, pesë e tetëvjeçare nuk e kuptojnë se dikush mund të dhunoje të drejtën e tyre, qetësinë dhe sigurinë në kopshtin, në hululajat e tyre. Nuk e kuptojnë se në këtë vend ka kriminel të fshehur pas petkut politik, djem e vajza të nënave e baballareve që i japin të drejte vetit të shkelin mbi të drejtën e femiut, mbi të drejtën e familjes, mbi të drejtën e pronës”.

“Fëmijët akoma nuk kanë arritur të mësojnë për fashizmin dhe as për kmerët e kuq, për historinë dhe krimet e tyre, por ata dje përjetuan kërcenim të njejtë, ata i panë kmerët e kuq me yll pranë derës se tyre.

Femijët nuk e kuptojnë, por duhet ta kuptojnë ata qe organizuan dhe bënë veprime të tilla, se kjo nuk iu lejohet. Se ata duhet të pergjigjen para ligjit për veprimet e tyre”.

“Duhet ta kuptojnë edhe organet e rendit dhe të drejtësisë se nuk mund ti mbyllin veshët dhe të bëhen të shurdhër dhe të verbër ndaj atyre që publikisht kërcënojnë shtetin, sepse përgjegjesitë tona për shtetin dhe vendimet shtetërore, nuk janë çështje private”, ka shkruar kryeministri Mustafa.

– See more at: http://lajmi.net/isa-mustafa-i-quan-fashiste-dhe-kmere-te-kuq-aktivistet-e-vetevendosjes/#sthash.48cLlPRB.dpuf

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-i-quan-fashiste-aktivistet-e-vetevendosjes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala