Isa Mustafa i brengosur për dhunën në Maqedoni

Autori:Zekirja Shabani

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar për zhvillimet në Maqedoni duke u shfaqur i brengosur për dhunën atje. Ai ka thënë se Kosova është e interesuar që Maqedonia të jetë stabile.

Ky është postimi i Mustafës.

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës shpreh brengosjen e thellë për dhunën që sot shpërtheu në Kumanovë të Maqedonisë. Besoj thellë se evitimi i dhunës është në dobi të të gjitha palëve dhe të stabilitetit në Maqedoni, për çfarë Kosova është shumë e interesuar.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-i-brengosur-per-dhunen-ne-maqedoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala