Isa Mustafa e quan demokratik procesin e zgjedhjeve në LDK

Autori:Avdyl Pajaziti

“Proceset demokratike të cilat po zhvillohen gjatë zgjedhjeve në Lidhjen Demokratike të Kosovës janë të dobishme, jo vetëm për këtë parti por edhe, për Kosovën”, thotë kreu i LDK-së, Isa Mustafa.

Në një publikim në profilin e tij në rrjetin social facebook, Mustafa thotë se në këtë proces, nuk ka fitues dhe humbës, por ka shprehje të vullnetit të anëtarësisë.

“Andaj ky vullnet po pranohet në mënyrë demokratike edhe nga ata që po marrin votat e shumicës edhe nga ata që po marrin votat e pakicës. Kjo është shprehje e unitetit. Shprehje e unitetit është edhe koncesusi partiak, sepse ai nuk arrihet me porosi. Nëse një forum i LDK-së vendosë me pajtim të plotë pa asnjë votë kundër dhe pa abstenime, atëherë ajo është shprehje maksimale e mendimit të përbashkët për një vendim”, shkruan Mustafa në facebook.

Njerëzit që kanë punuar gjatë dhe kanë dhënë kontribut të veçantë për LDK-në, Mustafa thotë se kapërcejnë vlerësimet vetëm nga një forum i LDK-së, sepse puna dhe meritat e tyre sipas Mustafës shtrihen më gjerë.

“Meritat e tyre do të vlerësohen edhe në forumet më të larta të LDK-së”, shkruan Mustafa në facebook.

“LDK në katër vitet e fundit arriti me sukses të reflektoj orientimin e saj demokratik, të fitojë shumë komuna, të koncentrohet në çështjet jetike të qytetarëve, të bëhet anëtare e Partive Popullore Evropiane dhe ta merr përgjegjësinë për drejtimin e Qeverisë. Kjo është vlera e LDK-së”, shkruan më tutje Mustafa në facebook.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-e-quan-demokratik-procesin-e-zgjedhjeve-ne-ldk/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala