Isa Mustafa e kompleton kuzhinën në Qeveri

Isa Mustafa ka blerë 3,254 euro pajisje për kuzhinë në kryeministri. Përveç se është bërë e ditur që këto pajisje janë destinuar për zyrën 701 në katin e shtatë të ndërtesës së Qeverisë së Kosovës nuk janë dhënë detaje se cfarë janë ato.
Megjithatë, në teenderin të cilin e ka fituar kompania nga Prizreni “Gold Invest”, është përshkruar vetëm si furnizim me pajisje kuzhine.
Gazeta Fjala ka kërkuar të dhëna rreth këtij tenderi, por zyrtarët përgjegjës për media nuk i janë përgjigjur pyetjeve të gazetës.