Isa Mustafa e fut në Qeveri Mendim Rugovën, e bën Zëvendësministër në MMP

Autori:Avdyl Pajaziti

Lidhja Demokratike e Kosovës emëruar në pozita qeveritare edhe një anëtar të Familjes së Ibrahim Rugovës. Djali i madh i ish-Presidentit është emëruar Zëvendësministër në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Emërimin e tij e ka bërë Kryeministri Isa Mustafa, shkruna Express.

Mendim Rugova është marrë me fotografi dhe me metrologji. Më herët në politikë ka qenë i përfshirë edhe djali i vogël i Ibrahim Rugovës, Uka, i cili kishte arritur të bëhej deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Ndërkohë, në zgjedhjet e fundit edhe e bija e Rugovës, Teuta, përmes listës së LDK’së arriti të bëhet deputetë, madje njëra ndër më të votuarat në LDK.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-e-fut-ne-qeveri-mendim-rugoven-e-ben-zevendesminister-ne-mmp/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala