Isa Mustafa bisedon me kryeministrin e Sllovenisë

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka treguar që ka biseduar me kryeministrin e Sllovenisë duke ia shprehur shqetësimin, raporton Indeksonline.
“Mos e merrni edhe këtë si ndërhyje sepse megjithatë ne duhet të mendojmë për interesa dhe bashkëpunime me vendet mike. Unë kam biseduar me kryeministrin Slloven dhe ai e ka shpjeguar këtë çështje edhe përpjekjet e tyre që kjo çështje të zgjidhet. Mirëpo në një procedurë ligjore sepse duhet të bëhet në pastrimi me Interpolin, pastrimin e listave. Në momentin e kontrollit në kufi është dhënë një sinjal nga inteproli që është dhënë një sinjal nga Serbia për arrestimin e Haradinajt. Unë nuk shoh asnjë arsye që tash ne të bëjmë notë protesta ndaj Sllovenisë. Problemi duhet të zgjidhet, por me një marrëveshje në Bruksel. Ne do të angazhohemi maksimalisht që Haradinaj të kthehet, por duhet të kemi parasysh që kemi marrëdhënie të mira me Slloveninë”, ka thënë kryeministri Mustafa./Indeksonline/