Isa Mustafa bën thirrje për votimin e Speciales

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa e ka marrë hisen për themelimin e Gjykatës Speciale, duke propozuar themelimin e këtij institucioni që do të merret me gjykimin e krimeve të kryera nga ish-ushtarët e UÇK’së.

Kryeministri Mustafa ka treguar kronologjinë institucionale deri te momenti i ndryshimeve Kushtetuese që i hap rrugë pastaj themelimit të Gjykatës.

Mustafa ka përmendur aprovimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me pajtueshmërinë e ndryshmeve të neneve të Kushtetuës.

Ai ka thënë se themelimi i Dhomave të Specializuara dhe i Kryeprokurorit të Specializuar do të merret me individë që dyshohen se kanë kryer krime.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-ben-thirrje-per-votimin-e-speciales/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala