Isa Boletini varroset në Boletin

Autori:Zekirja Shabani

Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje me 10 qershor.

Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.

“Sapo dola nga mbledhja e Këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të Këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, që unë e kam kundërshtuar fuqishëm”, ka derklaruar Bahtiri.

I pari i Mitrovicës bënë të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i marrë përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi me 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-boletini-varroset-ne-boletin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala