Isa Boletini rivarroset pa FSK-në

Autori:Avdyl Pajaziti

KFOR-i nuk do të përcjelljë eshtrat e Isa Boletinit në fshatin Boletin më 10 qershor.

“Në përputhje me mandatin e tij dhe Rezolutën 1244 të OKB-së, KFOR-i do të jetë gati për të ndërhyrë si përgjegjës i tretë, nëse kërkohet nga Policia e Kosovës dhe EULEX-i dhe gjatë ceremonies së rivarrimit do të mbajë një qëndrim diskret e të fuqishëm.

Bartja e eshtrave nga stadium i Mitrovicës për në fshatin Boletin do të eskortohet nga Policia e Kosovës, ndërsa Komandanti i KFOR-it nuk do t’i autorizojë Forcat e Sigurisë së Kosovës për të lëvizur në territorin e komunave veriore.

Gjenerali Figliuolo beson se është e një rëndësie të madhe që të gjithë njerëzit e përfshirë në këtë ceremoni të mbajnë një sjellje të përgjegjshme dhe të pjekur. Duke vepruar kështu, ata do të ndihmojnë KFOR-in në kryerjen e detyrës e vet, në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë popullin e Kosovës”, njofton KFOR-i.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-boletini-rivarroset-pa-fsk-ne/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala