Isa Boletini nderohet sot në Skenderaj dhe Prishtinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Manifestimi i rivarrimit të heroit Kombëtar, Isa Boletini do vazhdojë sot në Prekaz të Skenderajt. Eskorta me eshtrat e heroit do të udhëtojë sot drejt kompleksit Adem Jashari në orën 09:00.

Eshtrat e heroit do të vendosën në hapësirën pranë kullës së Adem Jasharit dhe para tij qytetarët kanë mundësi të bëjnë homazhe.

Për jetën dhe veprën e heroit kombëtarë Isa Boletini, do të flitet sot edhe gjatë seancës së Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Seanca do të fillojë në orën 12:00, ndërsa nga ora 14:00 arkivoli me eshtrat e heroit do të jetë në hollin e Kuvendit të Kosovës, me ç’rast deputetet do të mund të bëjnë homazhe.

Arkivoli me eshtrat e heroit do të kalojë më pastaj nga Bulevardi “Bill Klinton” për të vazhduar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” dhe përmes Sheshit të qytetit

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-boletini-nderohet-sot-ne-skenderaj-dhe-prishtine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala