Isa Boletini e gjeti Kosovën të udhëhequr nga tucat [Video]

Autori:Avdyl Pajaziti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi i ftuar në emisionin Rrokum Roll të Televizionin Rrokum ka theksuar se ka qenë e turpshme se si shteti i Kosovës nuk ka arritur të bëjë rivarrimin ashtu si i ka pas hije trimit shqiptar, Isa Boletinit.

Ai ka shtuar se si deputet nuk e dinë nëse ka ndonjë marrëveshje që FSK-ja nuk mundet të shkoi në veri.

Selimi ka theksuar se rivarrimi i Isës ka treguar pafuqinë e institucioneve të Kosovës për me shtri sovranitetin e saj përtej Ibrit.

Deputeti Selimi ka thënë se po ashtu se Isa Boletini e gjeti Kosovën të “udhëhequr nga tucat”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-boletini-e-gjeti-kosoven-te-udhehequr-nga-tucat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala