Isa Boletini do të varroset në Vlorë

Eshtrat e Isa Boletinit, njërit prej themeluesve të shtetit shqiptar, do të varrosen në Vlorë, e jo në vendlindjen e tij në Mitrovicë.
Hashim Thaçi, sot ka bërë të ditur në faqen e tij të facebook-ut se ka mbajtur takimin me Edi Ramën, dhe familjen Boletini, ku kanë diskutuar se ku të varrosen eshtrat e Isa Boletinit, dhe kanë rënë dakord që ato të varrosen në Vlorë, pranë Ismail Qemailit, ikonës së ndërtimit të shtetit shqiptar.
“Sot, në Tiranë, sapo përfundova takimin me kryeministrin Edi Rama dhe me përfaqësues të familjes Boletini. U dakorduam që eshtrat e heroit Kombëtar Isa Boletini të varrosen në Vlorë, pranë varrit të Ismail Qemalit.
Isa Boletini është njëri nga bashkëthemeluesit e shtetit shqiptar.
Ceremonia madhështore e varrimit, me pjesëmarrjen e institucioneve të dy vendeve dhe të bashkatdhetarëve tanë të të gjitha trojeve do të bëhet me 10 qershor, duke shprehur simbolikisht kontributin e Kosovës për pavarësinë e Shqipërisë”, shkroi Thaçi.