Ironizon Sejdiu: Nëse Abrashi ecën me këtë ritëm, do të shpërblehet me Nobel për ekonomi

Nënkryetari i Prishtinës, Dardan Sejdiu ka ironizuar me ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, për të cilin ka thënë se duhet të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi.
Sejdiu në një postim në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Abrashit, i cili sot gjatë konferencës përmbyllëse tha se gjatë këtij viti mbi 15 mijë persona janë punësuar përmes skemave të ndryshme të punësimit.
“Në fakt me këtë ritëm të punësimit ky ministër së shpejti do të shpërblehet me çmimin Nobel për ekonomi. Pasi që ngriti pensionet, e bëri papunësinë pambuk, vitin tjetër ky do ti hap kufijtë e Kosovës për fuqi punëtore nga shtetet mike”, ka shkruar Sejdiu.