Irinej: Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është në rrezik të madh

Autori:Avdyl Pajaziti

Patriarku serb Irinej pas prononcimit të djeshëm, ku ka kërcënuar me forcë nëse nevojitet që të mbrohet Kosova dhe trashëgimia serbe, sot përmes një deklarate për media ka thënë se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është në rrezik të madh.

“Mbështetësit e të ashtuquajturit shtet i Kosovës dëshirojnë të anëtarësojnë vendin në UNECSO, dhe në këtë mënyrë ta konfiskojnë trashëgiminë kulturore serbe”, ka theksuar ai, shkruajnë mediat serbe.

Irinej, në emër të Kishës Ortodokse Serbe ka bërë thirrje që “të gjithë njerëzit e përkushtuar dhe ortodoksë, ata të vullnetit të mirë dhe ata që kujdesen për drejtësinë në botë, ta kundërshtojnë anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, e cila do të jetë e barasvlershme me një katastrofë humanitare dhe shkatërrim të objekteve të shenjta të trashëgimisë ortodokse në Kosovë dhe botë”.
Irinej ka thënë po ashtu se ai i ka dhënë informacionet e nevojshme në sajtin www.saveworldheritage.com, se çfarë mund të ndodh nëse Kosova anëtarësohet në UNESCO.
“Jemi të bindur se këto informacione që janë në dispozicion do të ndihmonin, për informim më të shpejtë dhe efikas. Besojmë se do të ndihmojë anëtaret e Asamblesë së Përgjithshme të UNESCO-s, pavarësisht të gjitha presioneve, që të marrin vendimin e duhur përpara seancës dhe ta ruajnë trashëgimin ortodokse serbe në provincën jugore serbe”, ka thënë Irinej

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/irinej-kisha-ortodokse-serbe-ne-kosove-eshte-ne-rrezik-te-madh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala