IPKO shpërblen konsumatorët e rinj me nga 1000 minuta, 1000 sms dhe 1000 mb, falas

Autori:Avdyl Pajaziti

Përdoruesit e telefonisë mobile që blejnë numër të ri mobil nga IPKO do të shpërblehen me nga 1000 minuta, 1000 SMS dhe 1000 megabajt, falas. Për çmimin e SIM kartelës së re nga IPKO që është 3 euro, përdoruesit do të marrin edhe 3 euro mbushje.

Minutat, SMS-të dhe megabajtët e dhënë si shpërblim për secilin nga përdoruesit e saj të rinj, IPKO do t’i ndajë me nga 200 prej secilës njësi për çdo muaj dhe për pesë muaj rresht.

Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO ka thënë “Ne synojmë që t’i shpërblejmë të gjithë konsumatorët tanë prej ditës së tyre të parë me IPKO. Dhe shpërblimet tona nuk do të jenë vetëm për pesë muajt e parë rresht, sepse më pas përdoruesit tanë vazhdojnë të shpërblehen për besnikërinë e tyre me programin PIKA dhe me shpërblime e befasi të tjera të shumta”.

Përdoruesit e rinj të telefonisë mobile IPKO do t’i marrin nga 200 minuta, 200 SMS dhe 200 megabajtët e parë menjëherë pas thirrjes së parë të realizuar nga numri i ri, ndërsa 800 minutat, SMS-të dhe megabajtët e tjerë të mbetur merren për çdo muaj me rimbushjen minimale prej 1 euro.

Minutat, SMS-të dhe megabajtët që nuk shpenzohen gjatë muajit të parë do të transferohen në muajt në vijim. Oferta më e re vjen me tarifën “Fol me Ton” që është e aktivizuar automatikisht dhe çmimi për minutë është 9 centë për thirrjet drejt IPKO, Vala dhe operatorit virtual. IPKO njihet si operatori i parë mobil, sa i përket çmimeve të volitshme, kualitetit të shërbimeve, stabilitetit dhe mbulueshmërisë së rrjetit të telefonisë mobile në Kosovë, ndërsa mbetet operatori i parë me rrjetin 3G, dhe operatori i vetëm që e ofron rrjetin 4G në Kosovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ipko-shperblen-konsumatoret-e-rinj-me-nga-1000-minuta-1000-sms-dhe-1000-mb-falas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala