IPKO, internet për të tërë

Autori:Zekirja Shabani

Për dallim nga viti i kaluar ku IPKO rrjetin e internetit mobil e kishte të shtrirë vetëm në Shqipëri me anë të Eagle Mobile, këtë vit ata kanë shtuar dhe operatorin AMC dhe fqinjët Mali i Zi dhe Maqedoni, ka thënë Duraku.

“Duke e ditur se më shumë se një milion pushues nga Kosova e frekuentojnë bregdetin shqiptar gjatë sezonit veror, vitin e kaluar ne e patëm krijuar pakon e parë të internetit në mobil në Shqipëri, në bashkëpunim me operatorin Eagle, ndërsa këtë verë, përdoruesit tanë e kanë mundësinë e lidhjes me AMC ose Eagle në Shqipëri, dhe pakon e njëjtë ta përdorin edhe në Mal të Zi, Maqedoni por edhe në Kosovë” ka thënë Arianit Duraku, drejtor i shitjes në IPKO.

Ata gjithashtu së fundmi kanë lansuar dhe pakot e reja me SMS, me anë të cilës përdoruesit mund të komunikojnë me çmime të njejta si në Kosovë, ka shtuar Duraku.

“Këtë vit, ne e kemi rritur kapacitetin e pakove tona të internetit në mobil për 100 për qind më shumë, pa e ndryshuar çmimin, ndërsa së fundmi kemi lansuar edhe pakon për thirrje dhe SMS nga bregdeti, me çmimet me të cilat përdoruesit tanë mund të komunikojnë sikurse në shtëpi.” ka vazhduar më tej Duraku.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ipko-shkon-edhe-ne-mal-te-zi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala