IPKO lidhet edhe me AMC në Shqipëri

Autori:Avdyl Pajaziti

Përdoruesit e IPKO tani e kanë mundësinë e zgjedhjes edhe të operatorit mobil AMC për tu lidhur me internetin e shpejtë në mobil në gjithë Shqipërinë, pa e ndryshuar pakon e tyre unike të internetit në mobil që vlen për Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, dhe pa paguar asgjë më shumë.

“Në periudhën më të frekuentuar të vitit, IPKO e ka pasuruar edhe më tej pakon e saj të internetit në mobil për pushimet verore në Shqipëri. Tani, përdoruesit tanë e kanë lirinë e zgjedhjes edhe të operatorit AMC për qasje në internetin më të shpejtë në mobil, nga çdo cep i Shqipërisë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv në IPKO. “Pakoja e vetme e internetit në mobil që është e shtrirë në katër shtete njëkohësisht, tani po ofron edhe më shumë, pa kërkuar asgjë më shumë nga përdoruesit”.

 

Lidhja në rrjetin e AMC për internetin në mobil është shumë e thjeshtë. Pas aktivizimit të ndonjërës prej pakove të ofruara, përdoruesit duhet vetëm manualisht ta bëjnë zgjedhjen e operatorit AMC për roaming, i cili do të shfaqet menjëherë pas hyrjes në Shqipëri, dhe më pas të vazhdojnë ta përdorin internetin e shpejtë në mobil, sikurse bëjnë në gjithë Kosovën me IPKO.

 

IPKO është operatori i parë dhe i vetëm që e ofron një pako të vetme të internetit në mobil e cila mund të përdoret në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni, ndërsa megabajtët e mbetur të pakos më pas mund të përdoren edhe në Kosovë.

 

Përdoruesit mund të zgjedhin ta aktivizojnë pakon ditore, javore ose atë mujore të internetit në mobil, dhe ta përdorin atë sikurse bëjnë në shtëpi. Aktivizimi i pakos ditore mund të bëhet duke thirrur numrin *478*1#, ndërsa për pakon mujore duhet shtypur *478*2#.  Pakoja mujore me 4GB internet mund të aktivizohet duke thirrur *478*3#.

 

Në Shqipëri, përdoruesit e IPKO mund ta zgjedhin operatorin AMC ose Eagle Mobile për qasje në internetin në mobil. Në Maqedoni duhet zgjedhur operatorin ONE, ndërsa për Malin e Zi duhet zgjedhur operatorin m: tel.

 

IPKO ofron mundësitë më të mira për roaming me rajonin apo edhe shtetet tjera evropiane, si dhe është operatori me numrin më të madh të partnerëve ndërkombëtar për roaming, në të gjitha kontinentet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ipko-lidhet-edhe-me-amc-ne-shqiperi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala