IPKO i rrit të hyrat

Autori:Avdyl Pajaziti

Operatori kosovar i telefonisë mobile i ka publikuar rezultatet e saj financiare për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2015, në të cilin ka shënuar rritje në të hyrat e përgjithshme.

Të hyrat e kompanisë IPKO për gjashtë muajt e parë të vitit 2015 janë rritur për 3 për qind, kur të njëjtat krashasohen me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërkaq, EBITDA e kompanisë IPKO ka shënuar rënie prej 9 për qind, kryesisht si rezultat i rënies së trafikut dhe thirrjeve ndërkombëtare, dhe në këtë gjashtë mujor shifra e EBITDA të IPKO-së është 11 milionë euro.

Në këtë gjashtë mujor, IPKO ka bërë investime kapitale në shifrën prej 3.6 milionë eurove. Humbja neto e IPKO-së është regjistruar në 1.6 milionë euro, pasi kompania ende paguan interes në kreditë e marra për investimet fillestare.

Për gjatë muajt e parë të vitit 2015, IPKO ka raportuar rritje prej 2 për qind në numrin e përdoruesve të shërbimeve fikse, përkatësisht 91.952 familje dhe biznese të abonuara në shërbimet e saj të internet dhe TV digjital, si dhe rreth 600 mijë përdorues të telefonisë mobile, përkatësisht 592.570.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ipko-i-rrit-te-hyrat/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala