IPKO 4G në tërë Kosovën

Autori:Zekirja Shabani

Konsumatorët e operatorit të telefonisë mobile IPKO mund të përdorin internet të shpejtë mobil 4G nga IPKO, në të gjitha zonat urbane.

Kjo kompani në muajt e kaluar ka arritur që me përkushtimin e ekipeve të saj dhe për një kohë shumë të shkurtër ta zgjerojë rrjetin e saj 4G në të gjitha zonat urbane të vendit, dhe të mbulojë më shumë qytete, më shumë qyteza, dhe më shumë njerëz anekënd Kosovës.

Kështu me qindra mijëra përdorues të IPKO-së të cilët posedojnë një telefon të mençur mobil që e mbështet rrjetin 4G, dhe të cilët e ndërrojnë SIM kartelën e tyre të vjetër me një të re me 4G, tani kanë mundësi të jenë lidhur me internet të shpejtë mobil 4G nga IPKO, në të gjitha zonat urbane.

“Pas lansimit të 4G në Prishtinë dhe Aeroportin e Prishtinës në dhjetor të vitit të kaluar, dhe duke e ditur rëndësinë e 4G për përdoruesit tanë, ne kemi arritur ta avancojmë rrjetin tonë për vetëm disa muaj. Unë tani me shumë krenari mund të ju njoftoj se të gjitha qytetet dhe qytezat e Kosovës kanë qasje në rrjetin tonë 4G, dhe kjo nënkupton se më shumë njerëz mund ta përdorin internetin e shpejtë mobil në shumicën e vendeve në Kosovë. Ne jemi duke e udhëhequr Kosovën me ËiFi, 3G dhe 4G, duke e bërë të mundur që më shumë përdorues tanë ta shfletojnë internetin mobil nga shumica e vendeve në Kosovë” ka thënë Robert Erzin, drejtor ekzekutiv i kompanisë IPKO.

E tëra që përdoruesit e IPKO-së duhet të bëjnë për tu lidhur në rrjetin IPKO 4G  është që ta ndërrojnë kartelën e tyre ekzistuese me SIM kartelën e re e cila e mbështet rrjetin 4G – gjeneratën e fundit të internetit në mobil – si dhe ta aktivizojnë njërën nga pakot e internetit në mobil, sipas nevojave të tyre individuale për kapacitet të internetit.

IPKO lanson kartelën e re 4G me 4GB internet

Për t’i mirëpritur përdoruesit e rinj të cilët duan t’i bashkëngjiten IPKO-së për produktet inovative dhe cilësore, IPKO ka lansuar një pako të re promocionale e cila ofron SIM kartelën e re 4GB me 4GB internet të shpejtë mobil, i cili është i aktivizuar, dhe ka validitet prej 21 ditë, prej aktivizimit të parë të pakos. Çmimi i SIM kartelës së re 4G me 4B internet është 4.95 euro.  Përdoruesit ekzistues të IPKO mund ta aktivizojnë pakon duke thirrur kodin *215*3#.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ipko-4g-ne-tere-kosoven/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala