IPhone publikon çmimet e telefonit të ri 6S, ja sa do të kushtojë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kompania Apple ka publikuar çmimet e telefonit më të ri iPhone 6S, që pritet të dalë në treg.

Mësohet se nuk do të rritet kapaciteti i memories së këtij telefoni, dhe njëkohësisht nuk do të ndryshojë as çmimi nga smartfonët aktualë.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat holandeze të teknologjisë, sipas të cilave, iPhone 6S me 16 GB do të kushtojë 699 euro, iPhone 6S në versionin 64 GB do të kushtojë 799 euro dhe versioni 128 GB do të kapë vlerën e 899 euro.

Ndërkohë, iPhone i ri do të dalë në treg më 9 shtator në Angli dhe SHBA, dhe pas një jave do të jetë i disponueshëm në të gjitha dyqanet evropiane.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/iphone-publikon-cmimet-e-telefonit-te-ri-6s-ja-sa-do-te-kushtoje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala