iPhone Chipgate, me arsye apo jo?

Autori:Avdyl Pajaziti

Disktutimet për Iphone-t e rinj duket se nuk do të marrin fund kurrë. I fundit është ai për çipin e ri, A9, dhe performancën e tij.

Iphone 6s doli në treg kohë më parë.

Me siguri shumica keni lexuar ose keni shikuar video me përshtypjet e njerëzve për pajisjen e re nga Apple.

Ndryshimet më të mëdha nga paraardhësi janë në fushën e harduerit. Më i madhi ndoshta është çipi i ri, A9.

Apple nuk e prodhon këtë pjesë, siç nuk prodhon as shumë të tjera, njofton Klan Kosova.

Por është interesante se për ta prodhuar këtë çip ajo ka angazhuar dy kompani: TSMC dhe Samsung – një nga armiqtë më të mëdhenj të Apple.

Të dallosh se cilin nga çipet e ka Iphone 6s është e pamundur, nëse nuk hapet. Ende nuk dihet cila është arsyeja pse kompania ka angazhuar dy kompani për këtë gjë – ndoshta volumi.

Për ta bërë dallimin mund të shkarkoni një aplikacion të ndërtuar për të matur specifika të procesimit të quajtur Lirium.

Çipat janë të prodhuar me dy procese të ndryshme. Ai i TSMC duke përdorur teknologjinë 16 nm, ndërsa ai i Samsung atë 14nm. Në këtë kontekst më i madh do të thotë më i mirë.

a9

Prandaj përdoruesit filluan që të bëjnë teste cili performon më mirë, për të vëretuar kështu thënien.

iph

Por për të arritur në këtë përfundim është përdorur testi GeekBench, që e teston pajisjen në ekstreme, njofton Klan Kosova.

Kështu që në përdorim të përditshëm dallimi është pothuaj i pavërejtshëm – ndoshta 2-3 për qind në favor të çipit të prodhuar nga TSMC.

Prandaj nuk ka arsye për t’u shqetësuar, të dy çipat punojnë pothuaj njëjtë, me dallime minimale.

Apple u është përgjigjur të gjitha këtyre dyshimeve me thënien e saj të famshme: “pothuaj e njëjtë”. Dhe ashtu është vërtetë.

Por, a kishte nevojë që të ishte kështu? Dhe më me rëndësi a kemi nevojë që të nisim një seri diskutimesh për këtë gjë?

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/iphone-chipgate-me-arsye-apo-jo/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala