iPhone 7 telefoni më i hollë nga Apple

Autori:Avdyl Pajaziti

Pas prezantimit të modelit iPhone 6S dhe 6S Plus, Apple ka nisur menjëheë punën për krijimin e telefonit të ri, i cili pritet të jetë më i holli i prodhuar deri tani.

“AppleInsider” ka zbuluar një kërkesë të Apple-it për patentë në të cilën shihet edhe porti i quajtur “D Jack”, që ka diametër prej 2.0 milimetrave.

Si standard Apple deri tani ka përdorur portin me madhësi prej 3.5mm, por madhësia e re e paraqitur përmes patentës ka shtuar spekulime se iPhone 7 do të jetë shumë më i hollë dhe duhet të ketë tip tjetër të kabllove.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/iphone-7-telefoni-me-i-holle-nga-apple/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala