iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus rekord porosish

Autori:Avdyl Pajaziti

Dy telefonat më të rinj të prezantuar nga Apple javën e kaluar iPhone 6s dhe iPhone 6s Plus, do të tregtohen më 25 shtator.

Porositë për këta telefona kanë qenë aq të mëdha, sa Apple është duke pritur që të thyejë rekordin e vitit të kaluar, ku shiti mbi 10 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus gjatë fundjavës së parë.

Vitin e kaluar, mbi 4 milionë njësi të iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus u porositën që në 24 orët e para, ndërsa për këtë vit Apple nuk ka dhënë një shifër të saktë, por vetëm ka thënë se kërkesat për pajisjet e reja priten të jenë të mëdha.

Ndërkaq pritet që nga këto telefona të shiten më shumë njesi të telefonave të rinj inteligjentë, duke qenë se iPhone 6s po shitet edhe në Kinë, ndryshe nga pajisjet e vitit të kaluar, të cilat fillimisht nuk u shitën në tregun kinez.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/iphone-6s-dhe-iphone-6s-plus-rekord-porosish/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala