iPhone 6C projekti më i ri nga Apple (Foto)

Apple duket se ka në plan që të sjellë në treg një model të ri të telefonit dhe ai është iPhone 6C. Telefoni i ri do të jetë më i vogël se iPhone 6S i cili do të ketë një ekran prej 4 inç.
Modeli më i ri i iPhone nuk do të jetë sikurse iPhone 5C me mbështjellës prej plastike, por në vend të kësaj pajisja në thelb do të jetë një version më i vogël i iPhone 6s dhe do të vijë me dizajnin e njëjtë dhe opsionet e njëjta të ngjyrave.
Pajisja pritet të nisë të prodhohet në pjesën e parë të 2016, ndoshta dikur në tremujorin e parë ose në fillim në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm. /albeu.com/