Inxhinierët e Trepçës sakrifikojnë pensionet e tyre për të ndalur migrimin

Inxhinierët e Kombinatit Metalurgjik Trepça kanë vendosur të heqin dorë nga paratë e pensioneve.
Ata kanë bërë të ditur për Gazetën Fjala se kanë marrë një iniciativë që paratë e pensioneve të tyre që shkojnë në Fondin e Kursimeve Pensionale, nëse është e mundur ti derdhin në një fond të veçantë, nga i cili do të ndërtohej ndonjë fabrikë për punësimin e të rinjve.
Në këtë formë ata thonë se do të kontribuonin sadopak në zbutjen e papunësisë dhe do të ndalnin ikjen e qytetarëve nga Kosova.
“Unë i kam rreth 10 mijë euro të kursyera në trust. Jam i gatshëm me i tërheq dhe me ia dhanë shtetit nëse hapë naj fabrikë për t’i punësu të rinjtë që po ikin çdo ditë nga vendi”, thekson inxhinieri Xhevdet.
Ai tregon se këtë ide e kanë diskutuar edhe me kolegët e tjerë dhe minatorë të shumtë, të cilët kanë shprehur gatishmëri të ndajnë secili aq sa ka mundësi për të ndihmuar.