Investohen 82.5 milionë euro në patundshmëri

Autori:Avdyl Pajaziti

nvestimet e huaja në Kosovë kanë shënuar rritje në këtë periudhë të vitit në krahasim me të njëtën periudhë të vitit të kaluar.

Në këtë periudhë investimet kanë arritur vlerën deri në 158 milionë euro, përderisa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ato kanë qenë 29 milionë euro. Por, sipas të dhënave zyrtare, patundshmëria, qiradhënia dhe aktivitete tjera biznesore vlerësohen si sektorët me vlerën më të madhe të investimeve.

Besian Mustafa, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), që funksionon në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ka thënë për “Zërin” se 82.5 milionë euro është vlera e investimeve të huaja në sektorin e patundshmërisë, qiradhënies dhe aktiviteteve tjera biznesore, duke u pasuar nga shërbimet financiare më 37.8 milionë euro, ndërsa sektori me më pak investime mbetet ai i bujqësisë me 0,3 për qind.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni KËTU.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investohen-82-5-milione-euro-ne-patundshmeri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala