Investimi në Brezovicë sinjal pozitiv për investitorët

Autori:Avdyl Pajaziti

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi gjatë qëndrimit në Francë ka takuar personalitete të larta atje. Ai po ashtu ka folur edhe për investimin konsorciumit francezë në qendrën turitke Brezovica.

Sipas tij, ky investim është sinjal edhe për investitorët e tjerë.

“Sot e nisa vizitën dyditore në Francë. Fillimisht zhvillova një takim me senatorin Alain Richard, emisar special për Ballkanin Perëndimor i presidentit francez, François Hollande. Biseduam për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Francës, derisa theksova se kontrata për investime prej 400 milionë euro në qendrën turistike të skijimit në Brezovicë përbën një sinjal pozitiv dhe inkurajues edhe për investitorët e tjerë francezë që të vijnë në Kosovë”, ka shkruar Ministri i Punëve të Jashtme.

“Gjithashtu, diskutuam edhe për mënyrat e adaptimit të fondeve të BE-së, që këto të bëhen më të lehta dhe më të qasshme për vendet e rajonit. Gjatë ditës do të kem edhe takime të tjera me zyrtarë francezë, për të shtyrë përpara agjendën euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hashim Thaci në profilin e tij në Facebook.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimi-ne-brezovice-sinjal-pozitiv-per-investitoret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala