Investimi kapital në fundvitin e 2016 sjellin ujë 24 orë për Prishtinën

Autori:Avdyl Pajaziti

Në kuadër të aktiviteteve zyrtare zvministri i MMPH-së, Ferat Shala ka vizituar Ndërmarrjen Publike Kompania e Ujësjellësit Rajonal Prishtina, ku u takua me drejtorin Gjelosh Vataj, me të cilin diskutoi për gjendjen e përgjithshme të ndërmarrjes, projektet në zhvillim, si dhe bashkëpunimin në mes të MMPH dhe Ujësjellësit Rajonal Prishtina, me thekst të veçantë për projektin e ndërtimin të fabrikës se ujit të pijes në Shkabaj.

Shala dhe Vataj vizituan edhe punimet në realizimin e projektit në Shkabaj, ku u takuan me punëkryesit dhe menaxherët e projektin, ku u ata u informuam hollësisht për dinamiken dhe fazat e realizimit të këtij projekti kapital për kryeqytetin.

Ky projekt gjigant në vlerë prej 35 milionë euro po realizohet nga Qeveria e Kosovës në bashkëpunim me komunën e Prishtinës, Kompaninë e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina”, dhe me mbështetje financiare nga Qeveria Gjermane dhe Komisioni Evropian përmes Bankës Gjermane për Zhvillim (KFW).

Projekti do të përfundojë para fundvitit 2016 dhe si rezultat i këtij investimi kryeqyteti do të ketë ujë të bollshëm dhe furnizim 24 orësh me ujë të pijshëm. Sasia dhe cilësia e ujit është esenciale për shëndet dhe mirëqenie sociale. Uji është baza e zhvillimit të qëndrueshëm ekomomik dhe njerëzor.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimi-kapital-ne-fundvitin-e-2016-sjellin-uje-24-ore-per-prishtinen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala