Investimet që nuk garantojnë zhvillim

Autori:Zekirja Shabani

Ekziston një periudhë e gjatë prej kur ka nisur rënia e vëllimit të investimeve të huaja direkte.

Në vitin 2011 ato ishin 384,6 milionë euro, ndërsa dy vjet më vonë ranë në 280,2 milionë euro, ose rreth 28 për qind. Në periudhën janar-shtator 2014 IHD-të ranë në 125,3 milionë euro.

investimet 1

Edhe këto pak investime kryesisht u orientuan në sektorë që nuk garantojnë zhvillim afatgjatë. Investimet në bujqësi në periudhën 2010- shtator 2014 ishin simbolike, prej 0,4-0,9 milionë euro, pastaj industria kishte rënie nga 101,1milionë euro, në 4,6 milionë euro, në ndërtim u zvogëluan 80 për qind, në financa gati se u përgjysmuan.

Kështu tregojnë të dhënat e nxjerra nga raporti i fundit për Zhvillimin e Sektorit Privat në Kosovë dhe Potencialet për Investime i publikuar nga agjencia REA.

Arsye për këtë rënie janë të shumta. Një kohë të gjatë, vendi nuk kishte legjislacion të mjaftueshëm për të garantuar investitorët nga jashtë. Ligji për investimet e huaja është miratuar në fund të vitit 2013, mirëpo, zhvillimet në rrafshin politik, edhe më tutje vendin e mbajtën jo aq të sigurt për investime.

Ky ligj, investitorëve nga jashtë, iu ofron garanci dhe siguri më të mëdha, përparësi me rastin e zgjidhjes së kontesteve gjyqësore, por jo edhe beneficione- incentiva. Ndërkaq, vendet në rajon, si Maqedonia e Serbia kanë një spektër të gjërë të stimujve, fiskal e jo fiskal, si beneficione për investime dhe për vende pune dhe lehtësira tjera ekonomike.

Në të njëjtën kohë, Kosova nuk ka ofruar ndonjë projekt serioz ku do të inkuadrohej edhe kapitali privat i ardhur nga jashtë.

investimet 2

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-qe-nuk-garantojne-zhvillim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala