Investimet në ”Kosovën e Re” i kthehen “Contour Globalit” për pesë vjet

Autori:Avdyl Pajaziti

Termocentrali “Kosova e Re” që do të ndërtohet nga kompania amerikane “Contour Global” do të ketë kapacitet të instaluar prej 500 megavateve, shkruan sot Koha Ditore.

Do të ndërtohet vetëm një njësi e cila pritet të ketë një prodhim neto prej 450 megavateve. Ndërtimi i këtij termocentrali do të financohet nga kreditë dhe investimi direkt i kompanisë amerikane “Contour Global”.

Kostoja totale e projektit pritet të jetë rreth 1 miliard euro. Nëse “Contour Global” i investon 30 për qind të shumës së projektit, siç ka premtuar, atëherë pjesëmarrja e tij në investim direkt arrin në 300 milionë euro.

Për këto mjete që pritet t’i investojë në këtë projekt, kjo kompani ka kërkuar një normë të brendshme të kthimit (IRR) në nivel prej 21.5 për qind. Kompania “Contour Global” dëshiron të kthejë investimin e bërë për më pak se 5 vjet.
Në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se marrëveshja e arritur të martën mbrëma është e favorshme për Kosovën. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-ne-kosoven-e-re-i-kthehen-contour-globalit-per-pese-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala