Investimet e reja mund të përfitojnë pushime tatimore deri në 6 vjet

Autori:Avdyl Pajaziti

Investimet e reja do të mund të përfitojnë më shumë se 6 vjet lirim nga Tatimi në të Ardhurat e Korporatave, që aktualisht është 10 për qind, nëse plotësohet kushti i investimeve dhe numri i punëtorëve.

Kështu është paraparë në draftin e parë të Udhëzimit administrativ për pushimet tatimore, i cili është hartuar nga Ministria e Financave. Udhëzimi është prezantuar të mërkurën para përfaqësuesve të bizneseve.

Ka qenë ministri i Financave, Avdullah Hoti, i cili ka thënë se pushimet tatimore duhet të jenë për një periudhë më të gjatë se 6 vjet, siç është përcaktuar fillimisht në Draftudhëzimin administrativ për pushimet tatimore.

Këtë ai e ka thënë vetëm pas vërejtjeve që i janë bërë nga Visar Kelmendi i Klubit të Prodhuesve, i cili ka thënë se periudha e lirimit tatimor duhet të jetë të paktën 10 vjet./Koha.net/.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-e-reja-mund-te-perfitojne-pushime-tatimore-deri-ne-6-vjet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala