Investimet e letrave me vlerë arrijnë 383.8 milionë

Autori:Avdyl Pajaziti

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se kategoria e investimeve në letra me vlerë në dhjetor të vitit 2014 ka arritur në 383.8 milionë euro, duke shënuar rritje vjetore prej 8.3-përqindësh, dukshëm më të ulët sesa rritja prej 38.2-përqindësh e shënuar në vitin paraprak.

“Rrjedhimisht, pjesëmarrja e letrave me vlerë në asetet e sektorit bankar arriti në 12.0 për qind në dhjetor 2014 nga 11.6 për qind sa ishte në vitin paraprak. Në kuadër të gjithsej investimeve në letra me vlerë gjatë vitit 2014, vërehet orientim më i madh i bankave drejt investimeve në letrat me vlerë të Qeverisë së Kosovës”, është thënë në Raportin e Stabilitetit Financiar të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës.

Sipas BQK-së, në dhjetor të 2014-s investimet në letra me vlerë të Qeverisë së Kosovës shënuan rritje vjetore prej 92.6-përqindësh, duke rritur pjesëmarrjen në gjithsej portofolin e investimeve në letra me vlerë në 50.2 për qind, kurse 28.2 për qind ishte në dhjetor të 2013-s.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-e-letrave-me-vlere-arrijne-383-8-milione/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala