Investimet e huaja ranë me 32.9 për qind

Autori:Avdyl Pajaziti

Investimet në vitin 2014, vlerësohet të jenë karakterizuar me rënie të theksuar në Kosovë. Rënien më të madhe e kanë shënuar Investimet e Huaja Direkte. “IHD-të gjatë vitit 2014 kanë shënuar rënie të konsiderueshme e cila vlerësohet të ketë qenë rreth 32.9 për qind”, thuhet në Raportin e Zhvillimeve Makroekonomike të Bankës Qendrore të Ksosovës.

Vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2014 rënia ishte për mbi 110 milionë euro.

Sipas raportit, rënie kanë shënuar edhe investimet vendore, si ato publike, si ato private.

“Rënia e gjithsej investimeve prej 10.8 për qind i atribuohet kryesisht rënies së investimeve publike për 22.5 për qind krahasuar me vitin paraprak”, konstaton BQK.

Rënia e investimeve publike ka ndikuar edhe në rënien e investimeve private pasi që mosrealizimi i projekteve nga ana e sektorit publik mund të ketë pasur ndikim negativ në aktivitetin e ndërmarrjeve private që ekzekutojnë këto projekte.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-e-huaja-rane-me-32-9-per-qind/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala