Investimet e huaja bien për 46%

Autori:Avdyl Pajaziti

Që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, në vitin 2008, investimet e huaja në shtetin më të ri në Evropë, filluan për çdo vit të zvogëlohen.

Përderisa, para shpalljes së pavarësisë së Kosovës, investimet e huaja ishin solide dhe udhëheqësit e institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, por edhe ekspertë të ekonomisë, atëherë, pengesë kryesore për mosardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, e konsideronin moszgjidhjen e statusit.
Por, edhe pas zgjidhjes së statusit investimet e huaja në vendin tonë e morën teposhtën.

Këtë e dëshmojnë të dhënat e Bankës Qendrore, ku thuhet se investimet direkte kanë shënuar rënie të mëdha. Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2007 vlera e investimeve të huaja ishte rreth 450 milionë euro, kurse në vitin 2014 kjo shifër është jo më shumë se rreth 150 milionë euro. /Zëri/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-e-huaja-bien-per-46/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala