Investimet e ekstremistëve islamikë në arsimin e Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Çerdhe fëmijësh, konvikte nxënësish e studentësh janë financuar me fonde të organizatave që kanë përkrahur ekstremizmin islamik në Kosovë dhe kanë lidhje me terrorizmin. Kjo është lejuar nga institucionet e shtetit.

Një raport hetimor i Inteligjencës që ka siguruar “Koha Ditore” flet për veprimtarinë e pesëdhjetë organizatave joqeveritare dhe njëmbëdhjetë personave që kanë përhapur më së shumti ekstremizmin fetar islam.

Kosova në raport portretizohet si “çerdhe” që ndikimi fetar të shtrihet nga institucionet parashkollore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çerdhja “Lulishtja e dritave” në Prishtinë është një prej tyre. Pronari i saj, Driton Maxhuni, del se ka lidhje të forta me Hasan Abazin, një nga drejtuesit e Brigadës VII Muxhahedine në Bosnjë. Në krye të financimit është Hassan Ali Al Sarraj me prejardhje nga Iraku.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-e-ekstremisteve-islamike-ne-arsimin-e-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala