Investimet, çfarë ofron rajoni

Autori:Zekirja Shabani

Vendet e Ballkanit janë vënë në garë të për lehtësimin procedurave dhe taksave për investitorët e huaj.

Maqedonia agresive

Qeveria ka miratuar ligje që parashikojnë krijimin e zonave të lira brenda zonave zhvillimore teknologjike industriale.

Që nga viti 2009, Maqedonia ka mundësuar blerjen e tokës nga investitorët për t’u realizuar në kushte të favorshme, me një zbritje prej 30%. Deri më tani, më shumë se 2,500 kompani kanë përdorur mundësinë për blerjen e tokës. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë e garanton të drejtën e investitorëve të pronës.

Industria e tekstilit është dyta më e madhe në eksportet në Maqedoni. Sektori i agrobiznesit angazhon 435,500 persona, në një popullsi prej 2.1 milionë banorësh.

Kompanitë e ndërtimit maqedonase mund të ndërtojnë fabrika me standardet ndërkombëtare dhe në çmime më konkurruese në Europë. Kostoja mesatare e ndërtimit 170-210 euro për metër katror. Çmimi i shitjes së tokës ndërtimore shtetërore për objektet industriale dhe të prodhimit ndryshon në varësi të vendndodhjes, nga 5–40 m². Maqedonia ka një ambient suportiv për biznesin. Kompania regjistrohet për katër orë dhe është në vendet e para në renditjen e Bankës Botërore “Të bësh biznes 2016”.

Maqedonia është në udhëkryq të Europës Juglindore, që e bën atë një tranzit ideal për tregjet europiane. Ka të zhvilluar linjat rrugore dhe hekurudhore, të cilat të kombinuara i mundësojnë vendit qasje në çdo vend të banuar në Maqedoni në më pak se 3 orë.

Infrastruktura hekurudhore ka qenë që në 1870. Sistemi i rrjetit hekurudhor të Maqedonisë është i lidhur veri-jug me sistemet e rrjetit hekurudhor të Serbisë dhe Greqisë. Paga mesatare mujore bruto në vitin 2013 është 502 euro. Qeveria ka vendosur për të rritur sasinë e subvencioneve për tërheqjen e turistëve nga Bosnja, Serbia, Bullgaria dhe nga 25 në 35 euro për turist.

Në vitet e fundit, industria e software është shfaqur si një nga sektorët më dinamikë të ekonomisë së Maqedonisë. Me një rritje prej 7.7% në vitin 2009, industria software e Maqedonisë kaloi ritmin e zhvillimit të ekonomisë së përgjithshme dhe u bë një motor për rritjen, inovacionin dhe konkurrencën. Tregu i teknologjisë së informacionit në Maqedoni ka shënuar rritje të konsiderueshme në vitin 2009 prej 7.7%, duke arritur 212 milionë USD në vitin 2014.

Shteti ofron ndihmë shtetërore për investitorët në zonat industriale deri në 500.000 euro. Maqedonia vë në dispozicion ambiente me qira afatgjatë për një periudhë deri në 99 vjet. Taksat e ulëta, normat e sheshta korporative dhe tatimi mbi të ardhurat personale në 10%; tatimi 0% mbi fitimet e pashpërndara janë avantazh. Është një vend me kosto të ulët operative. Ka vend me pozicion gjeostrategjik. Mallrat dorëzohen brenda një dite në Europën Lindore, maksimum dy ditë në Europën Qendrore dhe Perëndimore. Është e zhvilluar telefonia dhe shërbimet Wireless. Universitetet janë të gatshëm për të bashkëpunuar me investitorët e ardhshëm në përmbushjen e aftësive të kërkuara.

Vendasit flasin gjerësisht anglisht dhe gjuhët rajonale kanë përdorim të gjerë. Ka fuqi të kualifikuar punëtore (42% nën moshën 30-vjeçare) me një etikë të fortë pune, sidomos në sektorin industrial.

Shqipëria konkurron me paga të ulëta

Shqipëria ka një sektor të eksportit dinamik. Eksportet janë rritur nga 1 miliard dollarë në 2.5 miliardë këto viteve. 57% e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 35-vjeçare. Paga mesatare në Shqipëri është një nga më konkurrueset në rajon. Paga minimale është më e ulëta në rajon. Shqipëria ka mbi 1 milion të mirarsimuar, profesionistë shumë të motivuar që flasin anglisht, italisht dhe greqisht gjerësisht.

Çdo vit, më shumë se 100.000 nxënës regjistrohen në universitet. Shqipëria ka shumë mundësi të investimeve publike-private. Ajo gjithashtu ka një gamë të mundësive në sektorët e qëndrueshëm dhe në rritje të tilla si: energjia, bujqësia, industria mekanike dhe turizmi, sipas raportit prezantues për Shqipërinë nga Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA).

Serbia, konkurruese me kostot e energjisë

Investitorët janë të përjashtuar 10 vjet nga tatimi mbi fitimin. Përfitojnë kompanitë që punësojnë mbi 100 persona dhe investojnë më shumë se 8.5 milionë euro.

Sipas EUROSTAT, Serbia ka koston më të ulët të energjisë elektrike, gazit, lëndëve të tjera djegëse dhe telefonisë fikse në mesin e 37 shteteve europiane. Serbia ka fuqi punëtore me kualitete të larta.

Ekzistenca e fuqisë punëtore të arsimuar dhe të aftë janë stimuj për investitorë. Marrëveshjet e tregtisë së lirë me Federatën Ruse dhe Turqinë, si dhe infrastruktura e zhvilluar dhe pozita e favorshme gjeografike janë faktorët kryesorë për investime në Serbi.

Mali i Zi, taksat më të favorshme në Europë

Që nga futja e markës gjermane në nëntor të vitit 1999 dhe më vonë euros në shkurt të vitit 2002, vendi ka pasur sukses në krijimin e një klime të favorshme biznesi dhe në tërheqjen e investitorëve të huaj me reputacion.

Vendi ka krijuar Fondin e Investimeve të Zhvillimit. Ka një ndër sistemet e taksave më konkurruese në Europë dhe vendi vazhdon të tregojë përmirësim në mjedisin e biznesit nëpërmjet reformave strukturore të kombinuara me reformat në administratën e publike, arsim dhe shëndetësi. Në përputhje me reformat strukturore, investimet e reja në infrastrukturë, sektorin e energjisë dhe turizmit, kanë çuar ekonominë përpara.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/investimet-cfare-ofron-rajoni/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala