Invalidët e Policisë së Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Të paktën dy stacione të Policisë së Kosovës drejtohen nga persona me status të invalidit, shkruan sot Koha Ditore.

Stacioni i Policisë në jug të Mitrovicës dhe ai në Obiliq kanë për drejtues invalidë të luftës me shkallë jo të ulët.

Avni Zabeli është komandant në Mitrovicë e Bashkim Bytyqi në Obiliq. Emrat e tyre janë listuar në listat e invalidëve të luftës të Zonës operative të Drenicës.

Pavarësisht invaliditetit, dy zyrtarët policorë kanë pozita të larta në hierarkinë e Policisë, përcjell Koha.net. Megjithatë, në Polici kanë thënë se të gjithë zyrtarët u janë nënshtruar kontrolleve dhe verifikimeve përfshirë kontrolle të detajuara mjekësore.

Policia ka thënë se nuk kanë marrë informata se sa zyrtarë të saj kanë status invalidi. Zyrtarët policorë kanë shkallë invalidi nga 20 deri në 50 për qind. (

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/invalidet-e-policise-se-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala