Invalidët e luftës keqpërdorin vërtetimin që liron nga dogana (Dokument)

Autori:Avdyl Pajaziti

Vërtetimi që liron nga zhdoganimi i veturave invaliditet e luftës po keqpërdoret. Ato nga disa persona kanë filluar edhe të shiten.

Një të tillë e ka hasur Gazeta Fjala edhe në ueb-in e shit-blerjeve “Merrjep”.

Personi që ka bërë këtë shpalljen , ka treguar se me këtë vërtetim mund t’i ndihmoj çdokujt që të bëjë zhdoganimin e veturë më lirë dhe më me pak para.

“Jap dukanen e kerreve me gjith akciz ne invalidet e luftes jemi Te lirun nga dugana kushd qe don me duganu kerre Te shtrejta une jamunsoj me pak pare edge ne sigurim dhet petqin jemi Te lirun kshtu qe me hollsi muni me thirr ne trl049xxxxx jupresim ne gjdo koh mun tr thirrni Jo me mesazha veq me thirr muni ju mir presim”, ka shkruar në këtë njoftim, i cili edhe siç shihet është i shkruar më shumë gabime gjuhësore.

Nga ky keqpërdorim shteti humb miliona euro të cilat do të mund të ktheheshin në investime të shtresave të varfra dhe mirëqenia me të mirë për vetë invalidët e UCK-së.  /Gazeta Fjala/.

dok-vetura

ImageHandler

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/invalidet-e-luftes-keqperdorin-vertetimin-qe-liron-nga-dogana-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala