Integrimet evropiane synim, por edhe proces reformues i Kosovës

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur në takim eurodeputeten Ulrike Lunaçek, të cilën e ka falënderuar për kontributin e dhënë për Kosovën, në veçanti për raportimin që ka bërë për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Kuçi gjatë diskutimit me Lunaçekun, është fokusuar kryesisht në integrimin evropian të Kosovës si dhe kanë diskutuar për nevojën e liberalizimit të vizave.

Gjithashtu Ministri ka përmendur rëndësinë e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit si hap i parë juridik në marrëdhëniet Kosovë – BE dhe ka theksuar se institucionet e Kosovës janë të gatshme të marrin përsipër përgjegjësit të cilat iu takojnë duke potencuar se roli i partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti ndihma e misionit të BE-së, është e nevojshme, në formë të asistencës për ngritjen e kapaciteteve në fusha specifike.

Kuçi theksoi gatishmërinë për thellim të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar, me interes të llogaridhënies dhe ruajtjes së sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/integrimet-evropiane-synim-por-edhe-proces-reformues-i-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala