Insulina drejt fundit

Autori:Avdyl Pajaziti

Shiringave të insulinës dhe matjeve të glukozës në gjak, së shpejti do t’u vijë fundi. E ardhmja e trajtimit të diabetit “foshnjor”, do të vijë me përdorimin e një pankreasi artificial. Prej pak kohësh kanë nisur eksperimentimet e para për të vlerësuar efikasitetin. Rezultatet e para paraprake janë një sukses: të dhënat janë prezantuar në konferencën “Panorama Diabete”, dhe janë botuar në revistën Lancet Diabetes Endocrinology.
Çfarë është diabeti foshnjor?
I ashtuquajturi “diabet foshnjor” – i njohur edhe me emrin “diabet insulin” – vartës ose i tipit 1- është një patologji, e cila godet kryesisht të rinjtë. Sipas statistikave të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, nga kjo sëmundje vuan rreth 3% e popullsisë botërore.
Në ndryshim nga diabeti i tipit 2, deri më tani më i përhapuri e i lidhur me stilin e gabuar të jetës, ai foshnjori i përket kategorisë së sëmundjeve autoimune. Personat që vuajnë pësojnë një shkatërrim progresiv të sistemit të tyre imunitar, të qelizave të pankreasit që prodhojnë insulinën. Për këtë fakt, të sëmurët janë të detyruar të bëjnë për të gjithë jetën futjen e këtij hormoni, në mënyrë që të ulin nivelet e glukozës në gjak.
Si paraqitet pajisja e re?
Nëse deri më tani vrapohej drejt infuzionit të insulinës me shiringë, në të ardhmen mbase do të krijohet një hapësirë për pankreasin artificial.
Bëhet fjalë për një pajisje, e cila është e përbërë nga një sensor i aftë për të monitoruar vazhdimisht nivelin e sheqerit në gjak, një infuzor që injekton hormonin atëherë kur shërben dhe një smartfon i cili vëzhgon situatën dhe në bazë të disa përllogaritjeve “vendos” se kur do të fillojë mekanizmi i lëshimit të insulinës. (Shihni pajisjen në foto).
Mbi 32 subjekte të vëzhguara në hotel
“Studimet mbi pankreasin artificial i kemi ndjekur që nga fazat e para. Të parët filluan në spital; më pas dolëm jashtë tij, por gjithmonë në ambient të mbrojtur, duke i bashkuar pacientët në një hotel nën vëzhgimin tonë”, thotë mjekja italiane, njëkohësisht dhe autore e këtyre studimeve, Daniela Bruttomesso .
Siç shpjegon më tej ajo, “më në fund u bë edhe hapi i madh: i dhamë pacientëve pankreasin artificial, në mënyrë që ta përdornin në shtëpi. Sapo i kemi publikuar rezultatet e një studimi në të cilin 32 subjekte të rritur e kanë vënë pankreasin artificial në shtëpitë e tyre nga ora 20.00 e mbrëmjes deri në 8.00 të mëngjesit. Studimi zgjati dy muaj me rezultate shumë inkurajuese: me pankreasin artificial, ndodhi një përmirësim i kohës së kaluar në euglicemi (mes 70 dhe 180 mg/dl) në krahasim me terapinë me mikroinfuzor dhe sensor, por edhe një reduktim të kohës së kaluar në ipoglicemi”.
Liria e ofruar nga pajisja e re
Asaj se kujt i referohet çdo pacient i trajtuar me pankreas artificial, ka të bëjë me përshtypjen e çlirimit të madh që ofron kjo lloj pajisje, sepse pankreasi artificial u lejon atyre të shqetësohen më pak për menaxhimin e përditshëm të diabetit. Përdorimi gjerësisht i kësaj pajisje, do të njoftohet në një kohë tjetër nga vetë specialistët dhe krijuesit e saj.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/insulina-drejt-fundit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala