Instalacion në Urën e Gurit dhe në shadërvanin e Prizrenit

Autori:Zekirja Shabani

Në qytetin e Prizrenit nga orët e hershme të mëngjesit disa persona kanë filluar përgatitjet finale të instalacionit të përgatitur për edicionin e sivjemë të Dokufest. Në pjesën e sipërme të urës së gurit është vendosur instalacioni që brenda reflekton zogjë deri sa në Shadërvan është duke u venodsur instalacion tjetër artistik.

Instalacioni artistik, i ideuar nga kompania vendore e komunikimit dhe marketingut Paper Media për nikoqirin zyrtar të Dokufest – Limak Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, ka për qëllim të komunikojë përjetimet e të gjithë Kosovarëve që dëshirojnë të udhëtojnë jasht vendit por që një gjë të tillë nuk mund t’a bëjnë për shkak të vizave.

“Vizitorët, sidomos ata të huaj, do të kenë mundësinë të përjetojnë edhe performansën që do të ndodhë në ditën e hapjes e cila synim kryesorë ka lirinë e lëvizjes dhe pamundësinë tonë për të udhëtuar lirshëm, që është edhe në pajtim me moton e edicionit të Dokufest të këtij viti”, deklarojnë personat qw po i kryejnw punimet.

Vitin e kkaluar Paper Media ideoi dhe realizoi në tërësi instalacionet e Limak Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për edicionin e kaluar të Dokufest me flamujtë në xhita mbi urën e gurit por edhe instalacionet tjera gjatë gjithë festivalit për të promovuar ndryshimin nën moton, “Të gatshëm për ndryshim”!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/instalacion-ne-uren-e-gurit-dhe-ne-shadervanin-e-prizrenit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala