Inspektori i AKI-së, sot para Komisionit‏

Autori:Avdyl Pajaziti

Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjensionit Kosovar për Intelegjencë sot do të ketë takim me inspektorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Shkëlzen Sopjani.

Takimi do të ndodhë në Kuvendin e Kosovës, ku Komisioni do të flas edhe për realizimin e planit të punës së Komisionit për tremujorin e parë të këtij viti.

Ndryshe, AKI është kritikuar si një institucion ku duhet të ketë një ristrukturim. Kurse, sa i përket ish drejtorit Bashkim Smaka, Komisioni ende kërkon sqarim rreth dorëheqjes së tij./

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/inspektori-i-aki-se-sot-para-komisionit%e2%80%8f/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala