Inspektorët më të korruptuarit

Inspektorët e tregut në Kosovë janë më të korruptuarit nga institucionet e vendit. Ata mund ti korruptosh edhe me 5 euro.
Si më të korruptuarit pas tyre vijnë punëtorët e drejtësisë dhe doganierët,transmeton Gazeta Fjala. Këto të dhëna janë nxjerrur nnga anketa e Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, “Perceptimi i Qytetarëve lidhur me Besueshmërinë dhe Integritetin në Policinë e Kosovës”, e publikuar të mërkurën në Prishtinë.
Në anketën e bërë me 1221 qytatarë nga i gjithë rajoni i Kosovës ka dalë se qytetarët e anketuar kanë paguar ryshfet duke fiilluar nga 5 euro deri në 1000 euro. E vlerat më të shpeshta me të cilat korruptohen zyrtarët e shtetit janë 20 euro, ndërsa mesatarja është 81 euro. E institucionet më të pa korruptuara dhe më të besueshme në vend janë OJQ-të, mediat dhe Policia e Kosovës./GazetaFjala/