Inspektorati mbylli dy lokale të lojrave të fatit

Autori:Gazeta Fjala

Inspektorati i Agjencisë Tatimore të Kosovës (ATK), në bashkëpunim me inspektorët komunal në Malishevë, kanë mbyllur sot dy lokale të lojërave të fatit, të cilat nuk kanë poseduar licencë të rregullt.

Ky inspektim, është bërë në kuadër të zbatimit të ligjit për lojërat e fatit, përkatësisht respektimit të distancës në raport më institucionet publike.

Mbylljen e këtyre lokaleve, e ka konfirmuar për Zyrën për Informim të Malishevës, shefi i Drejtorisë së  Inspektoratit në Malishevë, Bardhyl Buçaj, sipas të cilit lokalet të cilave sot janë mbyllur, nuk kanë pasur leje pune dhe nuk kanë respektuar  kufizimin e distancës, në raport më institucionet publike.

Buçaj, po ashtu bëri të ditur se aksionet e ngjashme, si nga ana e ATK-së, ashtu edhe nga shërbimet tjera të inspektoratit, do të vazhdojnë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/inspektorati-mbylli-dy-lokale-te-lojrave-te-fatit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala