Inspektorati i Arsimit në Prizren urdhëron rivlerësimin e ngelcave të “Remzi Ademajt” (Dokument)

Autori:Gazeta Fjala

Inspektorati i Arsimit (SIA) në Prizren nuk tërhiqet, që në mënyrë të jashtëligjshme t’ia mundësojë rivlerësimin e nxënësve, që kanë humbur vitin në Gjimnazin “Remzi Ademaj”.

SIA në një vendim që ka siguruar ‘PrizrenPress’, urdhëron mësimdhënësit e kësaj shkolle, që të rivlerësojnë ngelcat . Rivlerësimi i tyre është bërë dje.

Inspektorati i Arsimit në korrik të këtij viti pat kërkuar nga kujdestarët e këtyre klasave që t’i njoftojnë nxënësit që kanë ngelur me tre apo katër nota të dobëta se do të kenë edhe një mundësi të rivlerësimit.

Ndërkaq, ky vendim i SIA-s është në kundërshtim me Udhëzimin Administrativ, për vlerësimin e shkallës së arritshmërisë së nxënësve.

Udhëzimi Administrativ, parasheh se nxënësit mund të ankohen 48 orë pas komunikimit të suksesit. Procesi mësimorë në këtë shkollë ka përfunduar me 5 qershor, ndërkaq njoftimi për mundësin e rivlerësimit është shpallë me 24 qershor.

Inspektorati në shenjë hakmarrje për moszbatimin e këtij vendimi ka kërkuar nga drejtori i kësaj shkolle që t’i ndëshkojë mësimdhënësit që nuk kanë bërë rivleësimin e ngelcave.

“Të merren masa disiplinora ndaj këtyre mësimdhënësave”, thuhet në vendimin e SIA-s.

Burimet brenda Gjimnazit “Remzi Ademaj” bëjnë të ditur se mësimdhënësit nuk kanë respektuar vendimin e SIA-së për shkak se ka qenë jashtëligjor dhe i pa vulosur.

“Vendimi që është sjellë në korrik nga SIA nuk ka qenë i vulosur, por edhe jashtë afatit që Udhëzimi Administrativ parasheh që nxënësi mund të ankohet 48 orë pas komunikimit të suksesit”,tregon burimi brenda kësaj shkolle.

vendimi

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/inspektorati-i-arsimit-ne-prizren-urdheron-rivleresimin-e-ngelcave-te-remzi-ademajt-dokument/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala