Incident fizik në mes të Asambleistit të Kuvendit dhe Drejtorit të Urbanizmit në Drenas

Autori:Avdyl Pajaziti

Asambleisti i Kuvendit komunal të Drenasit, Istref Elshani dhe Drejtori i Urbanizmit i kësaj komune, Betim Berisha, janë përfshirë në një incident fizik sot pas mbledhjes së Kuvendit Komunal.

Sipas një burimi të lajmi.net, në njërën prej pikave të rendit të ditës rishikimi i buxhetit, mes Elshanit dhe Berishës, të dytë anëtarë të PDK-së, ka pasur mospajtime të mëdha.

Elshani e Berisha kanë vazhduar debatin edhe në oborrin e komunës, ku më pas problemet kanë dashur t’i sqarojnë edhe me rrahje.

“Pas debatit të ashpër në mbledhjen e Kuvendit, ata kanë vazhduar me ato kundërshtime edhe pas përfundimit të saj. Në oborrin e komunës, Elshani e ka goditur lehtë drejtorin Berisha. Kolegët kanë ndërhy menjëherë dhe i kanë nda”, ka thënë ky burim, për lajmi.net.

Ai ka treguar se edhe në të kaluarën raportet mes Elshanit e Berishës nuk kanë qen të mira.

Gjithnjë sipas këtij burimi, më vonë ka ardhur edhe policia e cila i ka marrë në pyetje. Lajmi.net ka tentuar të marrë ndonjë informatë për këtë rast edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës, por që ata nuk janë përgjigjur thirrjeve .

Një debat për pikën tre rishikim të buxhetit për gjashtëmujorin e dytë të këtij viti e konfirmon edhe një njoftim nga komuna e Drenasit, e publikuar në Facebook.

“Ndërsa për pikën e tret për rend dite për vendimin e rishikimit të buxhetit të Komunës për vitin 2015 (gjashtëmujorin e dytë të këtij viti) sado që pati debat propozim vendimi i ekzekutivit kaloi pa ndryshime”, thuhet në njoftim të komunës.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/incident-fizik-ne-mes-te-asambleistit-te-kuvendit-dhe-drejtorit-te-urbanizmit-ne-drenas/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala