Inaugurohet Qendra e Paraburgimit në Gjilan

Autori:Avdyl Pajaziti

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka marrë pjesë nё ceremoninë e inaugurimit të Qendrës së Paraburgimit në Gjilan.

Gjatë kësaj ceremonie, Kuçi tha se ky objekt që po përurohet sot është një nga më të mirët në kuptimin e infrastrukturës dhe kushteve për të drejtat e njeriut.

Ai shtoi se pas ndërtimit të Burgut të Sigurisë së Lartë, Burgut për dëshmitarë të mbrojtur, shumë shpejt do ta kemi edhe Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë.

“Qëllimi nuk është që të popullojmë këtë Qendër Paraburgimi, suksesi më i madh do të ishte që të kemi sa më pakë njerëz të dënuar, por nëse një gjë e tillë ndodh, ne garantojmë se do të bëhet trajtim adekuat i tyre në kushtet më të mira për rend dhe ligj sipas standardeve ndërkombëtare”, tha Kuçi.

Më tej, ai shtoi se gjendeni përball dy detyrave, që të respektojnë ligjin me ligj dhe të krijojnë kushte që këta të burgosur të rehabilitohen.

Ai tha se të burgosurit këtu do të kenë kushtet dhe trajtimin më dinjitoz që kanë pasur deri më tani.

Ministri Kuçi ka kërkuar nga gardianët që të kryejnë punën me përgjegjësi dhe ta respektojnë ligjin, t’i respektojnë lirit dhe të drejtat e të burgosurve.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ninistri i Administratës Publike, Mahir Yağcɪlar, kryetari i Kuvendit Komunal në Gjilan, Lutfi Haziri, Drejtori i Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, Shefik Sylejmani si dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/inaugurohet-qendra-e-paraburgimit-ne-gjilan/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala