Importi më i madh nga Serbia

Autori:Avdyl Pajaziti

Agjencia e Statistikave te Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat, lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin shtator 2015.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për muajin shtator 2015 prej 206,4 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 217,3 milionë euro me periudhën e njëjtët të vitit 2014. Eksporti mbulon importin 10.6%, thotë kumtesa nga ASK.

Eksporti i mallrave në muajin shtator 2015 kishte vlerën 24,4 milionë euro, ndërsa importi 230,8 milionë Euro, është një rënie prej (-17.4%) për eksport, si dhe prej (-6.5%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2014.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: (41.9%) të eksportit e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (12.7%) produktet minerale; (9.8%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (9.5%) produktet bimore; (8.7%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (4.4%) tekstili dhe artikujt prej tij, etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: (15.8%) të importit e përbëjnë produktet minerale; (13.2%) ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; (12.5%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; (10.7%) metalet bazë dhe artikujt prej tyre; (6.6%) produktet e industrisë kimike; (6.4%) plastika, goma dhe artikujt prej tyre; (5.3%) mjetet e transportit etj. Lidhur me eksportin dhe importin e Kosovës, partnerë kryesorë tregtarë janë vendet e BE-së, të cilat marrin pjesë me (30.8%) për eksport dhe (41.6%) për import. Ndërsa, vendet e CEFTA-së marrin pjesë me (44.5%) për eksport dhe (31.2%) për import, në raport me shtatorin e vitit 2015.

Përqindja më e madhe e eksportit ishte në: Serbi (14.7%), Indi (14.4%),Shqipëri (13.2%), Maqedoni (10.8%), Belgjikë (10.1%) etj. Ndërsa, sipas të dhënave, përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (16.6%), Gjermania (9.7%), Italia (9.0%), Turqia (8.8), Kina (8.2%), Maqedonia (5.8%), etj. 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/importi-me-i-madh-nga-serbia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala