Kosovën e “vërshojnë” mallrat e huaja

Autori:Avdyl Pajaziti

Sipas raportit , të dhënat nga Tregtia e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lart për muajin prill 2015 prej 196,1 milion euro krahasuar me deficitin prej 181,3 milion euro me periudhën e njëjtët te vitit 2014.

Të dhënat e ASK-së tregojnë se  grupe kryesore të eksportit janë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, produktet minerale e të tjera, kurse përq indja më e madhe eksportit realizohet në Indi, Shqipëri dhe Maqedoni

Ndërsa, importin e përbëjnë produktet minerale, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, (11.7%) makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike e tjera. Për qindja më e madhe e produkteve të importuara në tregun e Kosovës janë nga shteti i Serbisë, Gjermanisë dhe Turqisë

Kurse përqindja më e madhe e importit është nga: Serbia (14.0%), Gjermania (11.4%), Turqia (9.6), Italia (9.0%), Shqipëria (8.7%), Kina (7.1%), Maqedonia (5.4%)

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/importi-mbulon-eksportin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala