Imer Mushkolaj: Një Kuvend pa opozitë, nuk ka nevojë të ekzistojë fare!

Autori:Avdyl Pajaziti

Njohësi i çështjeve politike, Imer Mushkolaj, ka vlerësuar situata në të cilën po kalon shteti i Kosovës, nuk mund të zgjidhet duke i suspenduar deputetët.

Në një prononcim të dhënë për Gazetën Blic, ai ka thënë se një Kuvend pa parti opozitare, s’ka çka i duhet askujt.

“Problemi nuk zgjidhet me suspendimin e deputetëve, përkundrazi, thellohet edhe më shumë. Pushteti gabon rëndë nëse konsideron se duke vepruar me arbitraritet, Kuvendit i krijohet mundësia ta vazhdojë punën. Një Kuvend pa opozitë nuk i duhet askujt dhe nuk ka nevojë të ekzistojë fare.

Në vend që t’i supsendojë deputetët e opozitës, Kuvendi do të duhej t’i suspendojë marrëveshjet e dëmshme me Serbinë”, ka thënë Mushkolaj për Gazetën Blic.

Kryesia e Kuvendit, dje mori vendim që ta suspendojë opozitën nga seanca. Kjo pasi, partitë opozitare bllokuan sërish Kuvendin, duke hedhur gaz lotsjellës dhe duke e pamundësuar mbajtjen e seancës. Andaj pas këtij vendimi, pozita nisi seancën e vetme, pa opozitën.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/imer-mushkolaj-nje-kuvend-pa-opozite-nuk-ka-nevoje-te-ekzistoje-fare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala